Tushe: Kuvendi me gjuhë ordinere, s’kanë formim, politika është një pasqyrim i shoqërisë tonë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, sociologu Gëzim Tushe u shpreh se në kuvend ka një gjuhë shumë ordinere dhe një mungesë kulturore.

Ai tha se ka pasur një degradim, nga pikëpamje gjuhësore dhe kulturore në kuvend dhe se politika natyrisht që është një pasqyrim i shoqërisë dhe përfaqësuesit tanë.

Tushe: Modeli gjuhësor që përdoret në Kuvend, ka parimin e imitimit. Vini re që në jetën parlamentare shihen njerëz që kanë një gjuhë ordinere sepse kanë mungesë kulturore dhe në formimin e tyre te përgjithshëm. Kanë një gjuhë të drunjtë sepse kështu mendojnë se dëshmojnë besnikëri politike.

Ka pasur një degradim, nga pikëpamje gjuhësore dhe kulturore në kuvend. Politika natyrisht që është një pasqyrim i shoqërisë dhe përfaqësuesit tanë janë askush dhe me deficensa kulturore. Sot shoh njerëz që bëjnë fjalë dhe nuk kanë ide, janë bosh nga mendimi politik.  

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET