Turizmi në Shqipëri/ S'ka staf të kualifikuar, operatorët po marrin punëtorë nga rajoni e Turqia

Një nga shqetësimet që kanë ngritur bizneset shqiptare këtë vit është mungesa e stafit të kualifikuar.

Operatori turistik Besnik Vathi gjatë një interviste për Ora Neës me gazetaren Siklajda Shorja tha se mungesa e stafit sjell vështirësi jo vetëm në Shqipëri por dhe në vende të tjera.

Besnik Vathi: Nuk besoj se rënia e nivelit të shërbimit të ketë efekt këtë vit, ky lloj efekti do të ndihej vitet e mëparshme rënia e nivelit të shërbimit nuk është fenomen shqiptar është fenomen  i mungesës së stafit të kualifikuar që gjatë pandemisë u largua nga kjo industri. Kjo sjell vështirësi dhe ulje të nivelit të shërbimit jo vetëm në Shqipëri por dhe në vende të tjera të cilat vuajnë mungesën e stafit. Nuk besoj se ne do ta ndjejmë dhe më shumë se vendet e tjera.  

Sakaq Vathi pohon se vijon rekrutimi i personelit nga shtetet e tjera.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Besnik Vathi: Rekrutimi ka vazhduar dhe vazhdon. Vijnë punonjës të kualifikuar nga Turqia vendet e rajonit. Është një lëvizje e ndërsjelltë siç vijnë dhe largohen. Nevoja e madhe për staf të kualifikuar bën që oferta e pagave të ketë qenë dhe më e madhe. Ka lëvizje të stafeve çdo ditë. Është lëvizje që është ndjerë jashtëzakonisht gjatë këtij viti.

Pritshmëritë ishin shumë më të mëdha se realizimet pasi periudha pas pandemisë gjithnjë do të duhej të shoqërohej me rritje më të madhe por sipas tij efekti i luftës në Ukrainë ka pasur ndikim. Vathi është optimist se sido që të jetë ky vit do të paraqitet më mirë.

EMISIONET