Turisti britanik, 21 vjeç, vdiq pasi u gjet i pajetë në pishinën e hotelit në Qipro

Turisti britanik, 21 vjeç, vdiq pasi u gjet i pajetë në

Një turist britanik ka vdekur tragjikisht pasi u gjet pa ndjenja në një pishinë hoteli në Qipro.

21-vjeçari i cili ishte me pushime në Paphos me prindërit e tij duket se është mbytur mbrëmë (5 korrik) në pishinën e hotelit në zonën e Tombs of the Kings.

I riu u gjet pa ndjenja në pishinën e hotelit King Evelthon në orën 18:00, tha zëdhënësi i policisë së Paphos Michalis Nicolaou.

Ai u nxor nga pishina nga rojet e plazhit.

21-vjeçari është dërguar me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Pafos.

Edhe pse u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv, ai vdiq në orën 20:00.

Aktualisht policia po heton ngjarjen dhe pritet të kryhet autopsia gjatë ditës së sotme për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij.

Policia ka përjashtuar mundësinë e ndonjë aktiviteti kriminal.

EMISIONET