Tupja: Kështu si e ka nisur qeveria, familja do të shpërbëhet, politikanët nuk dinë ç’është empatia
Gjatë një takimi me kryetarin e PD-së Sali Berisha me intelektualët, shkrimtari dhe publicisti, Edmond Tupja u shpreh se themelet e personaliteti të fëmijët hidhen deri në moshën 6 vjeç.
Ai tha se politikanët nuk kanë empati dhe se kështu si e ka nisur qeveria, familja do të çintegrohet, pra do të shpërbëhet.
Tupja: Unë jam rritur me nënë dhe babë, por ata që janë jetim do tu mungojë gjithmonë familja. Një psikolog amerikan në vitin 1970 boton një libër se si të prindërojmë. Themelet e personaliteti të fëmijët hidhen deri në moshën 6 vjeç. Familja konfiguron vijat e para të karakterit dhe kjo duhet të na bëjë të mendojmë se familja është e pashmangshme për të rritur njerëz të shëndetshme. Eupatinë ta mëson familja, që e mëson edhe shimpanzeja, por ka politikanë që nuk e dinë se çfarë është empatia dhe dhembshuria për tjetrin.
Kështu si e ka nisur qeveria, familja do të çintegrohet, pra do të shpërbëhet. Familja ka krijuar bashkësinë njerëzore, pastaj kalojmë tek shoqëria e më pas shteti. Gjithçka nis me familjen. Nëse familja dëmtohet, atëherë mbaroi kombi shqiptar. Familja shqiptare sot përballet me korrupsionin që varfëron njerëzit dhe pasuron vetëm një grup. Shikoni dhunën ndaj grave dhe pleqve.

