TTW: Eksploroni Alpet mahnitëse Shqiptare, Boga dhe Qafa e Thorës pikat kryesore për aventura dimërore

Reshjet e para të dëborës së sezonit, I shndërruan fshtrat turistikë në veri  në atraksionet kryesore dimërore si për turistët e huaj ashtu edhe për vendasit.

Revista ndërkombëtare “Travel and Tour Ëorld”, I ka bëjë jehonë bukurive të Alpeve shqiptare, jetës  dhe mundësive për zhvillimin e turizmit.

Nënvizon se Boga po kthehet në një qendër të rëndësishme të turizmit alpin, me shtigje të reja, natyrë të paprekur dhe një atmosferë të qetë që e bën destinacion ideal për aventurierët.

Për të shijuar pamjet panoramike mahnitëse të vargmaleve dominuese, luginave të gjalla dhe pyjeve të harlisura, rekomandohet një ecje deri në, Qafa e Thorës.

“Travel and Tour World” thekson se Alpet Shqiptare po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë të aventurës, falë ecjeve dimërore, skive, eksplorimit të shpellave dhe trashëgimisë së pasur kulturore e historike të zonës.

Turistët  po ashtu tërhiqen nga produktet dhe veprat artizanale dhe ushqime të tjera vendase, duke mundësuar rritjen ekonomike të fshatit dhe mbajtjen gjallë të traditave kulturore.

Zhvillimi i infrastrukturës dhe rrugëve ka bërë që destinacionet e Bogës dhe Qafës së Thorës të jenë më të aksesueshme se kurrë.

Në përfundim, revista shkruan se Boga dhe Alpet Shqiptare po fitojnë statusin e një prej destinacioneve më të bukura dimërore në Evropë, duke kombinuar natyrën e egër, traditat kulturore dhe turizmin e qëndrueshëm.

EMISIONET