Trump ‘godet’ Zelenskin, djali i ish-presidentit: ‘Ylli i demokracisë’ po mbyll kishën ortodokse
Djali i ish-presidentit Trump ka ironizuar presidentin Zelensky i cili konsiderohet si luftëtar i demokracisë. Djali i Trump ka kritikuar liderin ukrainas për shkak të mbylljes së kishës ortodokse në Kiev pasi vendi dyshon se ajo ka lidhje me Patriarkanën e Moskës.

Donald Trump Junior ka komentuar lëvizjet e fundit të Vollodimir Zelenskit në lidhje me goditjen e fundit të kreut të shtetit kundër Kishës Ortodokse ukrainase.
Trump Junior, një kritik i zëshëm i politikës së Administratës Biden në lidhje me Ukrainën me ironi sugjeroi që qeveria t’i dërgojë Kievit 100 miliardë dollarë.
“Zelensky po e ndalon Kishën Ortodokse të Ukrainës. Qeveria e tij ka bastisur gjithashtu kishat ortodokse ukrainase dhe ka arrestuar priftërinj. Me siguri ngaqë ai është një superstar demokrat. Ai ka të bëjë me lirinë. Le t’i dërgojmë 100 miliardë dhe të mos ia marrim mbrapsht.”
Zoti Zelenski njoftoi të enjten se Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës kishte udhëzuar qeverinë ukrainase të ndalonte organizatat fetare të lidhura me Moskën.
Ky ndalim do të synojë kryesisht Kishën Ortodokse të Ukrainës, organizatën më të madhe fetare të vendit, e cila është e lidhur me Patriarkanën e Moskës.
Vendimi i Zelenskit vjen në një kohë kur perëndimi i bashkuar e cilëson liderin ukrainas si simbolin e demokracisë.
Administrata Biden ka ndarë 68 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën që nga shkurti, me Shtëpinë e Bardhë që i kërkoi Kongresit muajin e kaluar 38 miliardë dollarë shtesë.
Nëse Kongresi e miraton, SHBA-ja do të ketë përvetësuar më shumë se 100 miliardë dollarë para nga taksapaguesit amerikanë për Kievin në më pak se një vit.

