Tropojë, përmbytje të jashtëzakonshme në dy fshatra, 7 familje të bllokuara

Tropojë, përmbytje të jashtëzakonshme në dy fshatra, 7

Komisioni I Mbrojtjes Civile të Prefekturës së Kukësit njofton pë situatën në bashkinë e Tropojës

Nga informacioni i marrë nga Përgjegjësi i Emergjencës Civile të  bashkisë Tropojë  si rezultat i reshjeve te shiut : ka përmbytje te jashtezakonshme në fshatin Fushe-Lumi të njësisë administrative Margegaj dhe ne fshatin Vlad të Njësisë Administrative Bytyc.

Në fshatin Vlad situata është më e përkeqësuar, aty që në orët e para të mëngjesit ndodhen stafi i Bashkise Tropoje, ku po monitorojne situaten per te parandaluar ndonjë fatkeqesi.

Në fshatin Fushe-Lumi 7 familje janë të bllokuara nga sasia e madhe e reshjeve dhe uji i grumbulluar.

I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu dhe më intensive në territorin e bashkisë Tropojë.  

Në bashkinë Kukës e Has deri në këto momente nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.

 

EMISIONET