Tropojani në "Foltore": Dalin në TV dhe shohin kush i ka krehur më mirë flokët, Basha apo Grida Duma

Zoti Berisha, si në çdo "Foltore" zhvilloi bashkëbisedim me demokratët e Tropojës ditën e sotme.

Një nga demokratët nuk la pa përmendur edhe kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha të cilin e quajti peng.

Demokrati: Jemi mbledhur këtu të përmendim pengun e PD-së, për atë që i humbi emrin dhe vlerat PD-së. Ti je e vetmja shpresë. Lul Basha ka ardhur para dy vitesh në këtë sallë dhe i kam thënë që në 2013 që ka ikur Berisha ke shkatërruar strukturat e PD-së, ke shkatërruar gjithçka.

E kemi lënë shumë gjatë atë vetëm për ty, nga emri jot. Dalin në televizor dhe shohin kush po i kreh më mirë flokët Basha apo Grida Duma. Ka ardhur koha që të largohen të gjithë. Je arkitekti i infrastrukturës rrugore të Shqipërisë. Doktor ke ngelur në histori dhe ke për të ngelur me shekuj pas këtij revolucioni.

Demokrati i kërkoi Berishës që t'i prijë përpara. Zoti Berisha i bëri thirrje demokratëve në çdo rreth dhe kudo që ndodhen që të bashkohen me Kuvendin rithemelues të PD-së dhe i garantoi se PD-ja me këtë Kuvend shtrohet në shtëpinë e lirisë.


 

EMISIONET