Tritan Shehu tregon betejat e opozitës në nisjen e sesionit të ri politik

Deputeti Tritan Shehu, në një intervistë për Ora News, tregoi betejat e opozitës në nisjen e sesionit të ri politik.

Shehu tha se beteja e opozitës duhet të nisë që në Parlament për të përfunduar më pas deri në protesta masive.

Më tej ai tha se vetëm lëvizja masive mund ta shembë këtë regjim.

Tritan Shehu: Beteja politike në parlament është një beteje e rëndësishme. Sesionin e kaluar bëmë  në betejë në Parlamentin shqiptar të mirë të kënaqshme, me ca rezultate të mira.  PD për fat të keq nuk është pjesë e pushtetit vendor për shkak të gabimeve tragjike të kryera në të kaluara, një pjesë tjetër është kontakti me komunitetin ndërkombëtar.  Kjo qeveri e ngatërron keq komunitetin ndërkombëtar. Rama duke mbrojtur “Ballkanin e Hapur”, krijon një konfuzion të madh të komunitetit ndërkombëtar.  Ne duhet t’i bindim ata për interesat tona dhe e fundit është beteja popullore, lëvizja popullore, lëvizja masive popullore për të shembur këtë regjim. Kjo është beteja më e madhe që e pret opozitën.

EMISIONET