Treni me 120 km/h në Vorë-Hani i Hotit, projekti 243 mln € parashikon zgjerimin e hekurudhës

Treni parashikohet të lëvizë me deri në 120 kilometra për orë sipas projektit të rehabilitimit të linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. Ndërhyrja me 243 mln euro parashikon zgjerimin e hekurudhës, çka do detyrojë prishjen e çdo objekti brenda hapësirës së sigurisë që do të përcaktohet

Në Shkodër u zhvillua dëgjesa publike lidhur me ndërtimin e hekurudhës së re, linja Vorë-Hani Hotit, një projekt me vlerë 243 milion euro, financim i Bankës Europian për Rindërtim, BERZH.

Ekspertët paralajmëruan shembjen e objekteve që pengojnë zgjerimin e hekurudhës dhe mbylljen e kalimeve të paligjshme të ndërtuara në mënyrë kaotike 30 vitet e fundit.

 “Momentalisht jemi diku tek 5,5 metra deri në 6 metër, te pjesa e gjerësisë së trashesë, ku do të shkojë diku te 6.6 metër. Nuk do të ketë më kalime të pasigurta duke rrezikuar jetën e njerëzve,” thonë ata.

Plani vuri në alarm banorët në afërsi të hekurudhës, duke patur dyshime se shtëpitë e tyre të ndërtuara 30 vitet e fundit do të prishen. Ndaj shpërthyen edhe në akuza

 “Tapitë që kam marrë i kam paguar paratë. I kam paguar lekët Edi Ramës, nuk ja kam paguar Bashkisë Shkodër,” tha një banor.

Inxhinierët i qetësuan, se shtëpitë nuk do të preken.

 “Apsolutisht nuk do ketë prishje të banesave. Mund të ketë shpronësime të tokave, sepse do dalin shumë pronarë tani,” thanë ata.

Përveç ndërtimit të 12 stacioneve të reja hekurudhore, linjës dhe elementëve të sigurisë, shpejtësia e trenit në hekurudhën e re Vorë-Hani Hotit, pritet që të jetë 120 kilometër në orë.

Treni me 120 km/h në Vorë-Hani i Hotit, projekti 243 mln €

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET