Tre vatra zjarri aktive në Drenovë të Mallakastrës, pritet ndërhyrja nga ajri

Tre vatra zjarri aktive në Drenovë të Mallakastrës, pritet

Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në zonën e Drenovës në Mallakastër.

Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë.

Flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë. 

Shërbimet zjarrfikëse janë në terren dhe po përpiqen të mbajnë nën kontroll përhapjen e zjarrit, në pritje të ndërhyrjes nga ajri me helikopter. Terreni i thyer po e vështirëson ndërhyrjen e efektivëve.

EMISIONET