Tre të mitur të shoqëruar nga policia/ 14-vjeçari për "Ora News" mohon se g*diti policët dhe ngre pretendime për keqtrajtim

Gjatë protestës në Tiranë, policia shoqëroi edhe tre të mitur, mes tyre një 14-vjeçar i quajtur Romeo, i cili u mbajt për pak kohë në Komisariatin nr. 1. Ai u la i lirë brenda pak kohe, por për mikrofonin e OraNews bashkë me nënën e tij ai tregon se jo vetëm që nuk ka goditur punonjësit e policisë, por ngre edhe pretendimet se është dhunuar nga uniformat blu.

35 persona u arretuan ose u proceduan penalisht për dhunë ndaj uniformave të policisë së shtetit.

Mes shoqëruarve nga polciia gjatë protestës së thirrur nga polciia ishin edhe 3 të mitur, e mes tyre dhe një 14-vjeçar i quajtur Romeo, i cili u shoqërua nga komisariati nr 1.

Shoqërimi i tij, por edhe protestuesve të tjerë zhvendosi deputetët demokratë në dyert e komisaraitit Nr1.

Pas disa minutash, i mituri u la lirë pas mbërritjes së një përfaqësuesi ligjor.

Për mikrofonin e Oranews, i mituri tregoi se ishte mes protestusve, jo për të protestuar, por i shtyrë nga kurioziteti.

Ai jo vetëm që nuk pranon të ketë kryer akte dhune, por thotë se edhe është dhunuar nga punonjës të policisë, pa unoforma.

Këto pretendime i mbështet edhe mamaja e tij.

Ndërkohë në ambientet e Komisariatin numër 1 në Tiranë, u shfaqën edhe përfqësues të Avokatit të Popullit

Pas përplasjes që ka ndodhur aty, për të parë nga afër situatën dhe për të dëgjuar pretendimet e palëve.

Po ashtu, ka pasur grupe hetimi nga institucioni i Avokatit të Popullit në të gjitha Komisariatet ku ka pasur persona të ndaluar gjatë protestës së opozitës.

Hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 37 shtetas.

Arrestohen 18 prej tyre, procedohen penalisht 17 dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Gjatë tubimit u dëmtuan 11 punonjës policie.

Më datë 24.01.2026, rreth orës 17:00, subjekti politik Partia Demokratike zhvilloi një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Gjatë zhvillimit të tubimit, disa prej pjesëmarrësve kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që ishin të planëzuar me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe kanë hedhur drejt tyre lëndë djegëse (molotovë).

Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan 37 shtetas që kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Në vijim:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. L., 19 vjeç, A. Ll., 26 vjeç, A. L., 24 vjeç, A. M., 30 vjeç, T. K., 25 vjeç, E. Sh., 24 vjeç, S. S., 21 vjeç, E. M., 30 vjeç, A. T., 50 vjeç, R. H., 24 vjeç, B. S., 48 vjeç, E. H., 22 vjeç, A. T., 47 vjeç, L. Xh., 26 vjeç, B. B., 48 vjeç, E. H., 40 vjeç, R. B., 40 vjeç dhe H. C., 20 vjeç;
-nisi procedimi penal për shtetasit:B. N, E. V, A. P, K. K., F. P, M. K, D. B, R. K, A. Z, R. T, dhe 3 të mitur;

-u shpallën në kërkim shtetasit S. D dhe E. Ll.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Ervin Minaroli., me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” si dhe shtetasit Luçiano Boçi, Klevis Balliu dhe Gazmend Bardhi, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

11 punonjësit e Policisë që mbetën të dëmtuar gjatë tubimit morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kënë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET