Transportonin 7 emigrantë me dy makina, pranga trafikantëve në Tepelenë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Policia e Tepelenës ka arrestuar 2 shtetas që transportonin 7 emigrantë të paligjshëm.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy automjete, dy aparate celularë dhe një sasi parash.
Në pranga ranë Adriatik.M, 24 vjeç, banues në Tiranë dhe Marjo.N, 22 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi janë kapur në flagrancë në afërsi të qytetit të Tepelenës duke transportuar me dy autotomjete 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet, dy aparat celularë, 700 euro dhe 8.000 lekë.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".


