Tragjedia në Himarë ngjall reagimin e qytetarëve. Kërkojnë largimin e Çuçit, Kumbaros e Nanos

Tragjedia në Himarë ngjall reagimin e qytetarëve.

Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme (2 korrik) në plazhin Potam në Himarë ku humbi jetën një vajzë 7-vjeçare pasi u godit nga një skaf që drejtohej nga polici Arjan Tase ka tronditur të gjithë shqiptarët.

Qytetarë të ndryshëm dhe figura publike kanë shprehur hidhërimin lidhur me rastin në fjalë.

Nuk kanë munguar as reagimet në faqen e kryeministrit Edi Rama.

Në komentet në faqen e Ramës në Facebook madje kërkojnë dhe largimin e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

“Nuk gjen dot një Minister të Brendshem të sakte o KM? Kaq e vështirë është të gjendet një profesionit e ta lënë rehat të bëjë punën?”, shkruan një qytetar.

“Ky është krim me përgjegjësi shtetin”, shkruan një tjetër qytetar.  

 “Kur do e marrësh vendimin të shkarkosh Kumbaron, Çuçin dhe Nanon?”, shkruan një tjetër

 

Tragjedia në Himarë ngjall reagimin e qytetarëve.

EMISIONET