Tragjedia në Himarë, Berisha: Janë zhdukuar kamerat që regjistruan skenën e krimit
Kryetari i PD-së thotë se është bërë përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit në plazhin e Potamit, ku efektivi Arjan Tase vrau me skaf vajzën 7 vjeçare Jonada Advdija më 2 gusht 2022.
“Janë bërë përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit. Autori tentoi të largohej por janë zhdukur kamerat që regjistruan skenën e krimit. Persona kriminelë njëlloj si Arjan Tase menëjherë kanë marrë kamerat dhe i kanë zhdukur ato, por ngjarja ka dëshmitarë” nënvizoi Berisha në konferencë për gazetarët.
Berisha tha se janë dëshmitarët që kanë parë zhdukjen e dëshmitarëve dhe i kërkoi Ramës të shkarkojë dy ministrat Bledar Çuçin dhe Mirela Kumbaron si përgjegjës për këtë tragjedi.
“I kërkoj Ramës të shkarkojë dy ministrat për tragjedinë që ka ndodhur në plazhin e Potamit. Rama nuk mund ta kapërcejë me haluçinacione, vampirë mediatikë e politikë. Edi Rama me mbrojtjen që i bën krimit meriton një revoltë të madhe popullore. Në vend të një ndjese qindraherë para shqiptarëve u deklaron se kemi organizuar sezonin më të përsosur turistik në Shqipëri.
Përgëzoj qytetarët që i kanë dhënë qeverisë 72 orë për të reflektuar. Uroj që të merren vendimet e duhura. PD mbështet protestën e drejtë që kërkon nxjerrjen e përgjegjësive për një krim të pashembullt."
Në bashkëbisedim të përjavshëm me gazetarët ai bërë publik emrin e pronarit të skafit që goditi 7-vjeçaren në Himarë. "Skafi kishte pronar i Adhurim Kushit, një nga çunat e Taulant Ballës në Londër."