Trafikonin makina nga Kosova, GJKKO mbyll në burg 6 të arrestuarit, lirohet një nga tre policët e Kukësit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuarka lënë në burg 6 nga 7 të arrestuarit për trafikim të makinave nga Kosova drejt Shqipëri.

Në seancën për masat e sigurisë, GJKKO vendosi "arrest me burg" për të gjashtë, ndërsa vendosi lirimin e policit të Kukësit Fatri Braha, duke e lënë në "arrest shtëpie".

Polici dyshohet për shpërdorim detyre, se kaloi policen pa e regjistruar në TIMS, por jo si anëtar i grupit.

Operacioni u zhvillua të shtunën, 26 shkurt.

Si bëhej trafikimi:

Policia bëri me dije se shtetasi  N. Sh., nëpërmjet lidhjeve të tij shoqërore në Kosovë, siguronte automjetet e vjedhura në këtë shtet.

Trafikimi i këtyre mjeteve bëhej nëpërmjet PKK Morinë, dhe kalimin e tyre, e kryente shtetasi F. B., me detyrë punonjës Policie në stacionin e Policisë Kufitare Morinë, i cili nuk i regjistronte mjetet motorike që kalonin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 mjete, një shumë parash dhe 6 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprime të mëtejshme procedurale.

EMISIONET