Tokat thahen për ujë, banorët në fshatin Bocovë të Levan: Po na shkatërrohet misri!

Banorët e fshatit Bocovë në Levan thonë se kulturat e tyre bujqësore janë duke u shkatërruar për mungesë të ujit. Ata apelojnë institucionet që të ndërhyjnë, pasi premtimet e dhëna nuk janë mbajtur, dhe nëse nuk ujiten prodhimet, ato do të falimentojnë!

Produktet bujqësore të banorëve të fshatit Bocovë në Levan janë drejt tharjes.

Banorët  ankohen se pjesa me e madhe e tyre nuk furnizohen me ujë për vaditje teksa theksojnë se kjo situate e renduar po i çon drejt falimentimit.

Misri është kultura bujqësore më e prekur në këtë periudhë.

Dikur me 800 familje, sot fshati Bocovë është reduktuar ndjeshëm nga ikjet masive, ndërsa mungesa e shërbimeve bazë është një arsye e boshatisjes së zonës.

EMISIONET