Toka, makina dhe orë “Rolex”/ Sekuestrohen disa pasuri të Redjan Rrajës, Kejvina Kthjellës dhe ...

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara, operacioni “RESEMBLANCE”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nr. 05, datë 07.02.2024, lënë në fuqi me vendimin nr. 211, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ku i janë sekuestruar disa pasuri shtetasve: Redjan Rraja, Kejvina Kthella dhe Marsel Çiças.

“Në zbatim të këtij vendimi u bë konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme:

Toka, makina dhe orë “Rolex”/ Sekuestrohen disa pasuri të

1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit R. Rr.;

2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit R. Rr.;

3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases M. Ç.;

4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases M. Ç.;

5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases M. Ç.;

6. Një automjet në pronësi të shtetasit R. Rr.;

7. Një automjet në pronësi të shtetases K. K.;

8. Një orë dore (Rolex).

Pasuritë e mësipërme, të cilat kanë një vlerë tregu rreth 1 milion euro, u konfiskuan me qëllim kalimin në favor të shtetit dhe ju dorëzuan Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, njofton policia.

KERKESA E SPAK-ut

EMISIONET