Toka, biznese dhe makinë/ I sekuestron pasuritë trafikantit të dyshuar në Gjirokastër

Toka, biznese dhe makinë/ I sekuestron pasuritë trafikantit të

Prokuroria e Gjirokastrës ka vendosur nën sekuestro pasuritë e një shtetasit D.A., pasi dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Organi i akuzës bën me dije se shtetasit D.A. është i dyshuar për pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga grup kriminal tek prodhimi e shitja e narkotikëve.

Gjatë procedimit pasuror u identifikuan pasuritë e paluajtshme, blerja e të cilave nuk justifikohet me të ardhurat e këtij shtetasi dhe të familjarëve të tij, të cilat dyshohen se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e shtetasit të sipërpërmendur.

Pasuritë e sekustruara janë toka, truaje, biznese, një kalçeto në Lazarat, si dhe një automjet.

Më konkretisht:

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 350m2, në qytetin Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1500m2 dhe ndërtim 23 m2 në Lazarat, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 450 m2, në Grehot, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1646 m2 në Grehot, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Arë” me sipërfaqe 7000 m2 në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër;

– Objekt tregtie sipërfaqe e zënë 6500 m2, ndërtuar në vitin 2005 fshati Kordhocë, Lazarat;

– Lokal dhe magazinë, ndërtuar në vitin 2013 fshati Kordhocë;

– Fushë mini futbolli me sip. 500 m2 dhe ndërtesë një kat me sipërfaqe 37.2 m2, ndërtuar në Lazarat; dhe

– Autoveturë “Mercedes Benz”.

EMISIONET