Tjetërsuan 10 mijë metra katrorë lulishte në Sarandë, mbeten në burg noteri dhe përfituesi

Tjetërsuan 10 mijë metra katrorë lulishte në Sarandë,

Gjyqtarja Miranda Andoni e Gjykatës se Apelit Gjirokastër ka lënë sot ne fuqi masën e sigurisë të vendosur me 4 qershor nga Gjykata e Sarandës për 6 te arrestuarit për tjetërsimin me dokumente false te 10 mije m2 truall në Sarandë.

Kështu noteri Aleko Anagnosti dhe përfituesi Fredi Merkuri u lanë në masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë, ndërkohë në “Arrest shtëpie” u lanë Pandi Zhonga, ish-drejtor i Urbanistikës ne Bashkinë Sarandë, Rovena Alikaj ish-juriste pranë ASHK Sarandë dhe përfituesit e tjerë Arhondia Caraj e Valter Llomi.

Ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në masën e dhënë. Anagnosti dhe Mërkuri do të dalin përsëri para gjykatës së Sarandës pas 3 javësh për rivlerësim të masës së sigurisë pasi u mbaron afati prej 45 ditësh i dhënë më 4 qershor.

EMISIONET