Tjetër aksident në punë në Tiranë, 26-vjeçari bie nga pallati në ndërtim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2023, 16:55

Më datë 23.05.2023, në rrugën "Besnik Hidri", në një pallat në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi E. H., 26 vjeç.
Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
