Tiranë, tentoi të vrisje me armë zjarri një person, prangoset 28-vjeçari

Policia e Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar "Speed", lidhur me tentativën e vrasjes me armë zjarri kundrejt një shtetasi.
Kështu policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar dhe i është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, me të cilën 28-vjeçari tentoi të kryente vrasjen.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën "Shaban Bardhoshi", një shtetas ka qëlluar me armë zjarri drejt një shtetasi tjetër, dhe më pas është larguar, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Speed”. Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, brenda pak orësh, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. K., 28 vjeç, banues në Kombinat, për veprat penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".” – bën me dije policia.
E. K., ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Kombinat, në rrugën "Shaban Bardhoshi", ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. I., 35 vjeç, dhe më pas është larguar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.



