Biznesmeni, administrator i shkollës private i shpëton atentatit tek Liqeni i Thatë. U qëllua me silenciator

Administratori i shkollës "Willson" Lulzim Masha, 63 vjeç i mbijetoi një sulmi me armë ndaj tij në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë mesditën e 18 janarit 2022.

Policia tha se sipërmarrësi ka qenë duke lëvizur me makinën e tij te nënkalimi te Liqeni i Thatë, kur një person ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë drejt automjetit të tij.

Sipas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit.

Provat e mbledhura nga vendi i ngjarjes, sipas policisë tregojnë se atentatori ka qëlluar tri herë më armë zjarri, ndërsa dy plumba kanë prekur automjetin e biznesmenit.

Dëshmitarët kanë pohuar se arma ka qenë me silenciator pasi nuk kanë dëgjuar krisma në vendin e ngjarjes.

Biznesmeni, administrator i shkollës private i shpëton atentatit tek
Lulëzim Masha

Identikiti i autorit 

Burime hetimore paraprake bënë me dije se 63-vjecari Lulzim Masha dyshohet se i ka parë lëvizjet e autorit. Në dëshminë paraprake, ai ka treguar identikitin e atentatorit, por nuk dihet ende emri pasi biznesmeni ai nuk e ka njohur.

Gjatë dëshmisë së tij në polici biznesmeni ka thënë se autori ishte një i ri në moshë, reth 1.75 i gjatë, esmer në fytyrë dhe me mjekër, rreth moshës 25-vjeç.

63 vjeçari ka shpjeguar më tej se autori nuk i ka komunikuar asgjë, vetëm ka qëlluar dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Lulzim Masha ka shpjeguar se ka lëvizur makinën disa metra nga vendi i ngjarjes, dhe ka kontaktuar policinë.

Sipas dëshmisë së tij në momentin kur ka ndodhur sulmi, autori i të shtënave i ka dalë përpara dhe më pas është larguar në këmbë rrugicave të zonës duke humbur gjurmët.

Policia tha se po heton në dy pista në lidhje me ngjarjen, atë të konflikteve ose problemeve familjare si dhe mosmarrëveshjet në lidhje me detyrën e 63-vjeccarit si administrator i shkollës private.

EMISIONET