Tiranë, kapen në lokale me lojëra fati, prangosen 3 persona

Policia ka finalizuar operacioni "Fati i lojërave" ku janë goditur dy raste të organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e dy lokaleve.
Në këtë operacion janë vënë në pranga 3 shtetas, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare. Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit: R. Gj., 24 vjeç, R. Gj., 29 vjeç, M. B., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë.” – njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

