Tiranë/ E përplas me biçikletë më pas e kërcënon, vajza e denoncon në polici

Tiranë/ E përplas me biçikletë më pas e

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme (4 gusht).

28-vjeçari është arrestuar pas denoncimit të një shtetasje pasi e ka kanosur dhe përndjekur në rrjetet sociale.

Sipas policisë  ky shtetas, më datë 28.07.2022, ka goditur me biçikletë shtetasen L. S. dhe më pas i ka dërguar mesazhe ofenduese dhe e ka kanosur atë, nëpërmjet llogarive false në rrjetet sociale.  

LAJMET KETU MINUTE PAS MINUTE

“Pas kallëzimit të bërë nga shtetasja L. S., se një shtetas e kishte goditur me biçikletë dhe më pas e kishte kanosur dhe ofenduar në rrjete sociale, falë operacionit policor të koduar "Threat" u arrestua 28-vjeçari me inicialet  R. M, banues në Tiranë", njofton policia. 

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET