Tiranë, holandezi kapet me kokainë, prangoset nga policia

Tiranë, holandezi kapet me kokainë, prangoset nga policia

Policia e Tiranë ka arrestuar në flagrancë të shtetasit K. B., 27 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Shtetasit K. B., që erdhi në Tiranë si tifoz për finalen, iu gjet dhe iu sekuestrua, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

“Më datë 26.05.2022, rreth orës 00:10, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim për një konflikt në rrugën "Abdi Toptani". Pasi kanë shkuar në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit, shtetasin hollandez K. B. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. B. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

EMISIONET