Tiranë/ Hajduti i makinave që s'e ndryshoi zakonin as pasi u arrestua

Tiranë/ Hajduti i makinave që s'e ndryshoi zakonin as pasi u

“Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron” Thënia popullore mjaft e njohur është e përshtatshme për rastin e 37 vjeçarit.

I riu I cili ishte arrestuar më parë për 2 vjedhje dhe duhej të qëndronte në “arrest shtëpie” ka thyer masën e sigurisë për të kryer sërish vjedhje.

Policia ishte vënë në ndjekje pas informacioneve se po vidheshin makina në zona të ndryshme të Tiranës.

E.Y, 37 vjeç dyshohet se ditën e djeshme (4 tetor) ka vjedhur sende të ndryshme personale, në një automjet të parkuar në rrugën "Ismail Qemali" dhe në një automjet të parkuar në rrugën "Besim Imami", Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, për veprën penale "Vjedhja" informoi sot policia.

EMISIONET