Tiranë/ Digjet makina në afërsi të Kopshtit Zoologjik (Video)

Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme, 13 prill në Tiranë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kopshtit Zoologjik.

Mjeti me drejtues shtetasin D. Z., ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht.

Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

EMISIONET