Tiranë, 73-vjeçari polak gjendet i vdekur në një banesë që e kishte marrë me qira
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2022, 19:36

Një shtetas polak është gjetur sot i pajetë në një banesë që e kishte marrë me qira në bulevardin "Bajram Curri".
"Më datë 20.06.2022, në bulevardin "Bajram Curri", në një banesë të marrë me qira, është gjetur pa shenja jete, shtetasi polak A. H., 73 vjeç" njofton policia.
Sipas bluve, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
