Dalin analizat për efektivët e 6 komisariateve në Tiranë, 11 policë përdorues droge

Në gjashtë komisariate të Tiranës 11 policë kanë rezultuar se janë përdorues të drogës. Rezultatet kanë dalë pas analizave në laborator. Një pjesë e efektivëve kanë kundërshtuar të dhënat duke i konsideruar si të gabuara.

Urdhri i Drejtorit të ti të Policisë së Shtetit, Gledis Nano për analizat e drogës mes forcave të rendit kanë zbuluar 11 efektivë që kanë përdorur lëndë narkotike.

Sipas të dhënave mësohet se 2 prej bluve janë pjesë e komisariatit dy në tiranë.

Rezultatet mësohet se i kanë kundërshtuar një pjesë e tyre, duke argumentuar se kemi të bëjmë me një gabim të rezultatit nga laboratori mjekësor privat që u angazhua në realizimin e analizave periodike.

Bëhet fjalë për persona që janë 50 deri në 60 vjeçar, ndaj dhe në kundërpërgjigje kanë argumentuar se vetë mosha e tyre e bën absurd një pretendim se përdorin drogë.

Javën e ardhshme pritet që policia të shpall zyrtarisht rezultatet e testimit të drogës për të gjithë uniformat e blu që ka nisur pranë 6 komisariateve një javë më pare.

Janë 11 mijë policë dhe drejtues që do të duhet ti nënshtrohen analizës së drogës .

Pas Tiranës mësohet se verifikimi do të vazhdojë edhe në rrethe, duke nisur fillimisht në bazë të riskut.

Urdhri i brendshëm  i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano është lëshuar më 22 nëntor ku ai paralajmëroi testin periodik të drogës për të gjithë punonjësit e policisë.

EMISIONET