Tirana “shurdhuese”, zhurmat deri 3-fish mbi normat e lejuara, shkak trafiku dhe ndërtimet

Tirana është kthyer në një qytet të dëmshëm sa i përket ndotjes së ajrit dhe të zhurmave që tashmë janë përtej çdo norme të lejuar. Sipas raportimit të Qendrës për gazetari cilësore mbi gjysmë milionë qytetarë operojnë çdo ditë nën ekspozimin dhe ndikimet e zhurmave. Madje edhe pse nga bashkia është premtuar se lavazhet dhe serviset nuk do të jenë më në qendrat e banuara ato vazhdojnë të funksionojnë deri pranë qendrës së kryeqytetit. 

Norma e lejuar e zhurmave sipas legjislacionit shqiptar, evropian dhe standardit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë është 45 decibel, por sipas një raporti të co-plan në Sheshin Shqiponja niveli shkon deri në 132 decibel, nivele të ngjashme ka pasur edhe në zonën e bllokut rrugën “Dritan Hoxha” dhe “Teodor Keko” etj.

Edhe projekti “Sinjalizo” shkarkoi dBMeter duke bërë një vëzhgim nëpër kryeqytet ku disa prej zhurmave kapin edhe 100 decibel, një nivel që konsiderohet i dëmshëm dhe kategorizohet si “rrezik”.

Të dhënat në këtë normë kanë rezultuar në sheshin skënderbej Një zonë tjetër që në aplikacionin rrugën “Asim Vokshi” dhe pranë Harry Fultz.

Vlera që varionin tek 80-90 decibel kishte edhe në zonën e rrugës së Elbasanit apo Bulevardit Zhan D’Ark.

“Sinjalizo” u përpoq të kontaktonte me Bashkinë Tiranë për të marrë një koment në lidhje me plan-veprimin 5 muaj pas aktivizimit, pra çfarë masash janë marrë nga institucioni i Bashkisë Tiranë.

Po ashtu, pyetja se a ka një numër ankesash në bashki nga qytetarët për ndotje akustike nuk mori një përgjigje.

Ekspertët nga ana tjetër shprehen se shkak janë ndërtimet e shumta, ku vetëm në një vit janë dhënë mbi 330 të tilla. Sipas tyre kompanitë nuk marrin masa për uljen e ndotjes akustike.

Po ashtu dhe trafiku i rënduar ka sjellë që të tejkalohen të gjitha normat, duke e bërë kështu një stres të vazhdueshëm për banorët.

EMISIONET