Tirana "gëlon" 30 min para orës policore/ Nuk ka më jetë nate, në shtëpi një orë më herët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2021, 22:43
Nga kjo e mërkurë, 1 shtator, do të mbyllemi në shtëpi një orë më herët.
Sonte hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, ku ora policore nuk është më 06:00 me 24:00 por 06:00 me 23:00.
Vetëm 30 minuta para hyrjes në fuqi të orës policore, Ora News u zhvendos në sheshin "Nënë Tereza" për të parë situatën në terren.
Lëvizja në kryeqytet vijon të jetë e shtuar, qoftë e makinave apo qytetarëve.
Kufizimi i lëvizjes u vendos nga Komiteti Teknik i Ekspertëve pas rasteve në rritje nga varianti Delta.


