Tirana e varfër me aktivitete, qytetarët: Duhen aktivitetet kulturore, të rinjtë s`duhet të ikin

Tirana është shpallur kryeqyteti i Rinisë ku gjatë këtij viti janë premtuar të organizohen rreth 1000 aktivitete. Megjithatë të rinjtë janë të pakënaqur sa i përket vëmendjes ndaj nevojave të tyre ndërsa shumë mendojnë se mungojnë aktivitetet edukative. 

Tirana është shpallur zyrtarisht si Kryeqyteti Evropian i Rinisë.

Por sa të kënaqur janë të rinjtë me mundësitë që ofron kryeqyteti për një jetë dhe formim cilësor.

Qytetarët thonë se për të rinjtë nuk ka aktivitete mjaftueshëm.

“Nuk ka aktivitete. Rren ai, kemi parë fasada me lajme sa për të kaluar kohën.”

Duke parë situatën me mungesën e mundësive për aktivitet sportive dhe argëtues, disa qytetarë sugjerojnë programe edukative.

“Mendoj se paditje të jetë e angazhuar me kurse dhe gjuhë të huaj.”

Kryebashkiaku i Tiranës është shprehur se deri në fund të vitit 2022 janë parashikuar 1000 aktivitete por vetë qytetarët thonë se duhet më tepër përpjekje në plotësimin e nevojave të të rinjve.

EMISIONET