Tirana "bosh", por në rrugë ka trafik, shkak betonieret dhe mjetet e tonazhit të rëndë

Sezoni veror, kryesisht muaji gusht, priret të sjellë lehtësim të trafikut në kryeqytet pasi një pjesë e mirë e qytetarëve iu drejtohen plazheve.

Tirana mund të thuhet se është bosh në krahasim me muajt e tjerë, por ndryshe nga vitet e kaluara, në rrugët e kryeqytetit, drejtuesit e mjeteve vuajnë sërish në qarkullim, pasi vijojnë të hasen me një trafik tej normales.

Shkak për këtë, siç shoferët theksojnë, janë betonierët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, të cilat lejohen të qarkullojnë në çdo aks rrugor dhe në çdo orar, duke u bërë shkak për trafikun e rënduar.

"Është i rënduar dhe nuk dimë nga të futemi."

"Mendoj se ka trafik, sepse njerëzit janë me pushime dhe sërish ka trafik."

"Po shumë trafik dhe shërbimi i policisë është shumë i dobët. Strukturat e policisë që i lejojnë të kryejnë shkelje të rregullave."

Për të ndihmuar në qarkullimin normal të makinave, shpesh është premtuar që nuk do të lejohen që mjetet e tonazhit të rëndë dhe betonierët të mos lëviznin gjatë ditës.

Por mesa duket, vendimi për të betonizuar të gjithë qendrën e kryeqytetit shoqërohet edhe me këtë problematikë.

Tirana "bosh", por në rrugë ka trafik, shkak betonieret dhe

Tirana "bosh", por në rrugë ka trafik, shkak betonieret dhe

EMISIONET