Tifozët e Kombëtares ndezin atmosferën me këngë dhe brohërima në prag të ndeshjes me Poloninë
Tifozët e Kombëtares tonë e kanë ndezur atmosferën para piramidës në pritje të ndeshjes me Poloninë.
Tifozë të shumtë të veshur me ngjyrat kuqezi kanë nisur të këndojnë, të ndezin flakadanë dhe të brohorasin për kombëtaren tonë.
Ata kanë ardhura nga treva të ndryshme të Shqipërisë si dhe nga vende të ndryshe të Evropës vetëm për të parë kombëtaren.
Shqipëria sonte do të përballet në ndeshjen e rëndësishme ndaj Polonisë, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”.


