Th*ka në vend të librave/ Dine: Gati 900 raste konflitesh në shkolla, tregues i çedimit të sistemit arsimor

E ftuar në studion e “Ora News”, punonjësja sociale Borjana Dine deklaroi se gati 900 rastet e dh*nës të evidentuara këtë vit janë një sinjal alarmi për çedimin e institucioneve arsimore dhe mungesën e mekanizmave mbrojtës për nxënësit.
" Do ta nis me një fjalë, që është çedim i institucionit, i rregullave, i standarteve që shkolla duhet të ketë, institucioni arsimor edukativ duhet të ketë por edhe i gjithë angazhimi i ekipeve multidisiplinare për nxënësit.
Sigurisht nuk është vetëm ekipi multidisiplinar sepse ne e themi dhe është më se e kuptueshme që së pari mirëedukimi dhe mirërritja e fëmijëve vjen nga familja por familja është një element ndërsa bashkëpunimi në mjedisin social duhet të jetë një funksionim i mirë i shkollës", u shpreh Dine.
Për më shumë ndiqni intervistën e plotë:

