Theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe lëvizte i a*matosur në qytet, arrestohet 22-vjeçari në Selenicë

Një 22-vjeçar nga Selenica ka rënë në pranga pasi u kap duke lëvizur i armatosur, ndonëse ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
I riu, i identifikuar me inicialet Sh. Z., u ndalua në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, teksa drejtonte një automjet “Mercedes Benz”, në të cilin udhëtonte si pasagjer edhe 36-vjeçari M. D.
Gjatë kontrolleve u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë e llojit “Zastava”, ndërkohë që përveç akuzave të mëparshme për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, Sh. Z. tashmë përballet edhe me akuzat “Armëmbajtja pa leje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ndërsa M. D. akuzohet për “Moskallëzim të krimit”.
Njoftimi:
Një 22-vjeçar është arrestuar pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është kapur i armatosur në automjet.
Shtetasi Sh. Z., banues në Selenicë, u arrestua për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Me të u arrestua edhe 36-vjeçari M. D., po nga Selenica, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Sh. Z., i cili ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u kap në lagjen “Pavarësia” të Vlorës duke drejtuar një automjet tip “Mercedes Benz”, ku pasagjer ishte M. D. Gjatë kontrollit, policia sekuestronte një armë zjarri pistoletë të markës “Zastava” dhe automjetin.
Materialet janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme ligjore.

