Tezgjahu po humbet, artizania: E kam ruajtur me fanatizëm traditën, brezi i ri nuk ka interes
Dallëndyshe Tabaku është ndër të paktat zonja që vijojnë të endin në tezgjah.
Ka më shumë se 30 vite që e ushtron këtë profesion andaj nuk e ka të vështirë të kombinojë fijet e të nxjerr nga duart vepra arti.
"Sapo përfundova gjimnazin hyra dhe e mësova në ish Ndërmarrjen Artistike të Krujës. Pothuasje u bë gati 20 vite që unë kam hapur biznesin tim."
Puna në tezgjah kërkon shumë përqendrim dhe durim, por më së shumti do dashuri.
"Është e vështirë, por po ta nisësh me dëshirë me dashuri. Po ta dashurosh, lodhja dhe stresi harrohen."
Përveç se ruan e trashëgon një traditë shekullore, me tezgjahun siguron jetesën. Të huajt janë ata që e çmojnë me tepër mjeshtërinë e saj.
Si Dallëndyshja në Krujë kanë mbetur vetëm pak gra. Më të rejat edhe pse mund ta kenë mësuar endjen nga nënat, nuk shfaqin interes ta ushtrojnë në përditshmëri.
"Atëherë vlerësohej shkolla dhe unë paguhesha njësoj me mjeshtren. Ajo punonte, unë mësoja e merrja më shumë se mjeshtrja. Nuk pa politika nxitëse në pushteti vendor dhe nga pushteti qendror. "
Mjeshtëria e endjes në tezgjah po shkon drejt humbjes e bashkë me të po shuhet edhe një pjesë e kulturës shqiptare.
"Pothuajse jemi artizanët e fundit, zejtarët e fundit që po punojmë. Na vjen keq, sepse unë do punoj dhe 10 vite, por sytë e mi nuk bëjnë më."
Shumë zeje në vendin tonë janë ruajtur e përcjellë me fanatizëm nga brezi në brez, por disa prej tyre për shkak edhe të mungesës së politikave mbështetëse po zhduken ngadalë./Ora News/
-
-
Covid-19 në Kosovë: Asnjë vdekje dhe 19 raste të reja
7 Nëntor, 16:03



