"TETORI ROZË"/ Muaji i betejës ndaj kancerit të gjirit, Donjeta Zeqa: Kontrollet duhet të bëhen të vazhdueshme!

Tashmë jemi në muajin tetor, i cili është cilësuar si muaji i sensibilizimit për kancerin e gjirit, ku apeli shkon veçanërisht për gratë, që të kryejnë më shumë kontrolle.

Presidentja e "Europa Dona Albania", Donjeta Zeqa, e ftuar studion e lajmeve në "Ora Neës" foli për një temë që mund të prekë çdo grupmoshë, luftën me kancerin e gjirit.

"TETORI ROZË"/ Muaji i betejës ndaj kancerit të gjirit,

Gjatë bisedës me moderatoren Lili Saraçi, Donjeta Zeqa, tërhoqi vëmendjen tek ndërgjegjësimi i grave dhe domosdoshmëria e kontrolleve periodike për kancerin e gjirit, në mënyrë që kjo sëmundje të diagnostifikohet në kohë.

"Situata ka ndryshuar, aksesi ndaj informacionit është më i madh dhe vajzat e gratë tashmë janë shumë më të ndërgjegjësuara, jo vetëm për kancerin e gjirit, por për shëndetin e tyre në përgjithësi.

Ajo që është problematike ka të bëjë me faktin se ky ndërgjegjësim duhet të jetë më i hershëm, të bëhen kontrolle të vazhdueshme, dhe jo vetëm kur vëreni se keni një dhimbje", u shpreh ajo.

Por kur duhet të shkojmë për kontroll?

"Ekoja e gjirit duhet minimalisht një herë në vit, ndërkohë ne që kemi histori familjare, këto kontrolle duhet te jenë një herë në 6 muaj", këshilloi Presidentja e "Europa Dona Albania", Donjeta Zeqa.

"TETORI ROZË"/ Muaji i betejës ndaj kancerit të gjirit,

EMISIONET