Testi i parë i lehtë/ Maturantët kalojnë sfidën e parë, provimi i Gjuhës së Huaj u publika në internet

Edhe këtë vit provimi i maturës u publikua në internet vetëm pak minuta pas nisjes së testit. 30 mijë nxënës u përgjigjën pyetjeve nën monitorim të plotë, ndërsa në përfundim u shprehen se ishte i një niveli normal

Maturantët këtë të enjtë lanë përfundimisht bankat e tyre të shkollës, duke iu nënshtruar provimit të parë të lirimit.
Në salla të mëdha e me mbi 7700 mbikqyrës iu përgjigjën pyetjeve mbi gjuhën e huaj.

Por ashtu siç është bërë e udhës, vetëm gjysëm orë nga nisja e provimit teza u bë publike, por këtë radhë e pa shoqëruar nga dozat politike.

Ndoshta jo me emocionet kur fëmijën e çuan në klasën e parë, tashmë përcjellin atë çfarë ndien kur djali ose vajza përfundon gjimnazin.

"Si çdo person, çdo fëmijë që ka kaluar provimet ka pasur emocione. Ajo është e shkëlqyer në mësime, besoj se do ndahet mirë. Kam shpresë. Unë emocione kam më shumë se ajo. Ishalla do jetë me sukses," tha një prind.

Zilja u shënoi përfundimin e kohës në dispozicion për 32 pyetjet që kanë 60 pikë në total.

"Asgjë, gjithçka ishte e vrojtuar me kamera nga brenda, çdo nxënës punonte në tezën e vet e nuk kishte komunikim gjatë provimit.

Nuk kishim stres nga kamerat fare.

Kishim dhe kohë për ti kontrolluar. Të gjitha ishin shumë mirë, ishte i qetë nuk patëm shqetësime. Ishte dhe i lehtë. Shpresoj të kemi dalë sa më mirë.

Unë isha i përgatitur për provimin kështu që nuk është se më ndikoi stresi, as kamerat apo mënyra se si ishim reshtuar. Ndoshta ishte pak stresuese duke e ditur se jemi viti i parë që e bëjmë ndryshe, por në fakt nuk ëhstë se ishte një presion i madh," thanë disa nga maturantët pas provimit.

Provimi i dytë do të jetë ai i gjuhës shqipe dhe letërsisë më 7 qershor dhe më tej matematika më 13 qershor. Lëndët me zgjedhje është dhe testi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor.

EMISIONET