Terror*zmi brenda dhe jashtë Shqipërisë/ Çobani: Ekstremizmi më shumë po shfrytëzon ndarjen fetare

Në një lidhje direkte në OraNews ka qenë i ftuar analisti Genc Çobani për të folur për fenomenin e terrorizmit, brenda dhe jashtë Shqipërisë duke marrë shkas dhe nga gjetja e dy terroristëve të ngujuar në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit, që së fundmi u kapën nga forcat RENEA.
Ai është shprehur se terrorizmi më shumë po etiketohet për shkak të ekstremeve fetare ku në vende të ndryshme të botës i gjejmë dhë në fenë krishtere ose katolike. Qoftë dhe ekstremistët së fesë islame. Por kryesisht ky fenomen nis me një dhunë verbale ndaj feve sidomos asaj islame.
“Ndarja në fe, më shumë po shfrytëzohet se sa ekzistojnë realisht. Kemi disa vende perëndimorë, të cilat që ekstremi i djathtë po flet në emër të katolicizmit ose të krishtërimit. Si në Gjermani ose në Francë.
Kemi të bëjmë më vende ku shumica janë të kësaj feje por mënyra se si flasin domethënë dhuna është orale. Një sharje, ofendime ndaj feve të tjera kryesisht ndaj fesë islame. “- tregoi Çobani.
Referuar fenomeni të terrorizmit, analisti Çobani u bazua dhe të lufta midis Izraelit dhe Palestinës që ka sjellë ndikime në perceptimin ndaj terrorizmit.
“Kemi dhe kontekst aktual. Lufta në Izrael dhe Palestinës, normalisht që ka ndikuar. Ka njerëz që e kanë gjykuar shumë të gabuar mënyrën se si ka reaguar Izraeli, i përkrahur nga Amerika dhe disa fuqi të tjera perëndimore. Por kanë gjetur mënyrën e gabuar për ta kundërshtuar.”-tha analisti.

