Territorialja, eksperti Haxhimali: Maxhoranca futi opozitën në kurth, komisioni u ka kushtuar taksapaguesve
Reforma territorjale ka dështuar por kujt i mbetet përgjegjësia për këtë dështim?
Agron Haxhimali, ekspert për pushtetin vendor thotë se maxhoranca e futi opozitën në kurth dhe jemi këtu ku jemi.
Agron Haxhimali: Është një përgjëgjësi e pafalshme e maxhorancës pasi një maxhorancë e ndershme dhe e sinqertë nuk do ta bënte një gjë të tillë. Ajo e futi opozitën në kurth dhe jemi këtu ku jemi. Pasojat do ti vuajnë qytetarët. Është dështim dhe për palën e opozitës. Parimi im është që në një sistem demokratik çdo lloj problemi që lind brenda sistemit i dedikohet atij që i kemi dhënë të drejtën për të na qeverisur.
Sipas Haxhimalit komsioni që ka kushtuar taksapaguesve si dhe ka zhgënjyer qytetarët e mediat të cilat janë marrë me këtë gjë.
Agron Haxhimali: I premtove qytetarëve që do të gjejmë konsensus dhe qytetarët e rritën vëmendjen. Ai komision u ka kushtuar taksapaguesve, ka zhgënjyer qytetarët, mediat publike. 42 institucione, personalitete janë ftuar të dëgjojnë kanë respektuar institucionin, kanë kontribuar kanë dhënë raporte dhe ti i njoron në atë farë feje. Si një qytetar nuk më lë shije të mirë, si ekspert akoma.

