Tërhiqet zvarrë, momenti kur rrëmbyesit nxjerrin trupin e pajetë të Jan Prengës

Tërhiqet zvarrë, momenti kur rrëmbyesit nxjerrin trupin e

Pamjet e rënda që shihni tregojnë momentet kur Jan Prenga, 49-vjeçari i cili u rrëmbye mesditën e 17 janarit të vitit 2020 në Kamëz, nxirret i pajetë nga një ‘Range Rover’, nga personat që e morën peng.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për emisionin e saj "Në shënjestër" në "News24" pamjet nga kamerat e sigurisë brenda garazhit të kompleksit luksoz "Golden Resort", me vendndodhje në fshatin Pjesëz në Shijak.

Siç e shihni edhe nga pamjet e siguruara në të njëjtën ditë, trupi i 49-vjeçarit Jan Prenga nxirret i zhveshur nga makina e bardhë.

Është ky momenti kur katër persona të maskuar transportojnë trupin e tij në një furgon të bardhë brenda garazhit.

Kujtojmë se trupi i tij ende nuk është gjetur./ BW

EMISIONET