Tërhiqet qeveria, pensionistët nuk do të marrin shpërblim në prill
Në prill pritet që qeveria të miratojë indeksimin e pensioneve. Ministrja e Financave shprehet se shuma do të varet nga niveli i rritjes së çmimit të produkteve. Megjithatë ajo theksoi se nuk do të ketë paketë të re ndihme financiare për ta.
Pensionistët nuk do të kenë paketë të re mbështetje financiare nga qeveria.
Rritja e çmimeve për ta do të përballohet vetëm më indeksimin e pensioneve që ka nisur të diskutohet në qeveri.
Për këtë ministrja e financave Delina Ibrahimaj shton se po diskutohet masa e shtesës që do të jepet
"Sa u përket pensioneve kemi në politikë të konsoliduar për indeksimin e pensioneve në bazë të inflacionit. Gjatë vitit të kaluar u indeksuan dy herë. Për momentin nuk kemi përcaktuar një politikë të dhënies së shpërblimit të menjëhershëm në prill,” tha Ibrahimaj.
Në mbledhjen e qeverisë është vendosur edhe rikthimi në detyrë e punonjësve të policisë së burgjeve që janë larguar më parë me dorëheqje.
Por nga ky proces përjashtohen ata që kanë marrë masa disiplinore.