Babai tenton t'i dërgojë drogë të birit në burgun e Fierit, e kishte fshehur në 2 gota plastike. Si u zbulua pakoja

Babai tenton t'i dërgojë drogë të birit në burgun

Babai i një të dënuari në burgun e Fierit është arrestuar pasi ka tentuar t'i fusë lëndë narkotike të birit, të cilën e kishte fshehur në 2 gota plastike.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, 18 janar dhe është zbuluar gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në pakon postare të dërguar nga shtetasi "L.Z." për të dënuarin "G.Z." (babë e bir).

Gjatë kontrollit janë konstatuar 2 gota plastike, ku në brendësi të tyre u gjendën kokrra të dyshuara të ngjashme me të lëndës narkotike.

Në bazë të provave dhe fakteve u krye arrestimi në kushtet e flagrancës ndaj shtetasit:

"L.Z.", i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në I.E.V.P me Burgim”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga nenet respektive të 283, 324/a të Kodit Penal.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

EMISIONET