Tentoi të korruptonte policin me 50 mijë lekë, e pëson keq 59-vjeçari në Berat

Tentoi të korruptonte policin me 50 mijë lekë, e pëson keq

Një 59-vjeçar në Berat është aratuar në flagrancë pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë rrugore me 50 mijë lekë.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi B. V dhe përballet me akuzat "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike

“Gjatë shërbimit, punonjësit e Policisë Rrugore, në rrugën automobilistike, pranë rrethrrotullimit të ish-kombinatit, kanë ndaluar për kontroll një mjet tip “Opel, me drejtues shtetasin B. V. Pasi testimit me aparatin Drager, ky shtetas ka rezultuar në gjendje të dehur, në masën 1.12 mg/l.    

Për t’iu shmangur procedurave të mëtejshme ligjore, drejtuesi i mjetit ka tentuar t’i korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, duke iu ofruar një kartëmonedhë 5000 lekëshe.”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET