Tentoi të kalonte në Greqi një kavanoz me kanabis, arrestohet 31-vjeçari nga Kosova

Tentoi të kalonte në Greqi një kavanoz me kanabis, arrestohet

Tentoi të kalonte kufirin me Greqinë, duke patur në çantë, lëndë narkotike kanabis, Policia Kufitare arreston në flagrancë 31-vjeçarin nga Kosova.

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në kuadër të intensifikimit të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, në dalje të RSh-së, kanë goditur një rast të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në çantën e shtetasit G. Sh., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin G. Sh., 31 vjeç, banues në Kosovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET