Tentoi të kalonte kufirin me lëndë piroteknike dhe mallra të padeklaruara, arrestohet në flagrancë 60-vjeçari

Një 60 vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi tentoi të kalonte kufirin me lëndë piroteknike dhe mallra të pa deklaruara. 

Sekuestrohen 131 fishekzjarrë, 4500 kapsolla dhe mallra të tjera të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

Qafë Morinë, Tropojë/Vijojnë kontrollet intensive për goditjen e veprimtarive kriminale në kufi.

Tentoi të kalonte kufirin, me lëndë piroteknike dhe mallra të padeklaruara, arrestohet në flagrancë 60-vjeçari.

Sekuestrohen 131 fishekzjarrë, 4500 kapsolla dhe mallra të tjera të ndryshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Morinë, Tropojë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip "Touran", me drejtues shtetasin M. Gj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 131 fishekzjarrë, 4500 kapsollë, veshje dhe mallra të ndryshme, të padeklaruara.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë, shtetasin M. Gj., 60 vjeç, banues në Fushë Arrëz.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET