Tensionet në protestën para Kuvendit/ QSUT dhe “Trauma” njoftim zyrtar: 15 policë dhe 4 qytetarë morën mjekim

Protesta para Kuvendit u shoqërua me tensione dhe përplasje, ku si pasojë disa policë dhe qytetarë kanë përfunduar në spital. Sipas të dhënave zyrtare, në Urgjencën e Spitalit të Traumës u trajtuan 14 efektivë policie dhe 2 protestues.
Katër prej efektivëve vijojnë të marrin trajtim mjekësor, ndërsa pjesa tjetër e policëve dhe dy protestuesit janë larguar nga spitali pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme.
Ndërkohë, në QSUT u paraqitën për trajtim edhe një efektiv policie dhe dy protestues të tjerë. Të tre kanë lënë ambientet e spitalit pas marrjes së shërbimit mjekësor.
Në total, 19 persona morën trajtim mjekësor pas protestës, prej të cilëve 15 janë efektivë policie dhe 4 protestues.

