‘Tensionet’ në PD, Lami: Situata e krijuar mund të marrë fund nëse Basha jep dorëheqjen

Analisti Roland Lami, ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike, duke thënë se situatat që u krijuan ditën e sotme në selinë blu ishin banale.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Besmira Pelushaj, Lami është shprehur se veprime të tilla tregojnë se as Lulzim Basha dhe as Sali Berisha nuk lëshon pe për të çuar deri në fund atë që kanë nisur.

Më  të tjera thekson se situata mund të marrë fund vetëm nëse Basha jep dorëheqjen.

Roland Lami: Këto janë ngjarje të vogla banale që nuk flasin në lidhje me atë që e pret PD në të ardhmen. Janë thjesht provokime incidente, që nuk tregojnë asgjë në kuptimin e asaj që ka startua më 11 dhjetor në Kuvendin e PD. Janë veprime që tregojnë që palët nuk lëshojnë pe, dhe janë të vendosur për të çuar deri në fund atë kanë nisur, Berisha në një krah dhe Basha në krahun tjetër, që do të vazhdojë të qëndrojë në parti. Këto ngjarje janë banale dhe nuk janë dinjitoze për një parti të madhe siç do duhej të ishte PD. Mendoj se do të kemi një situatë të zgjatur të tensioneve, dyshimeve se kush ka legjitimitetin, besueshmërinë dhe numrat brenda PD. Çdo gjë mund të ndodh, kjo situatë mund të marrë fund pasi Basha mund të na suprizojë me një dorëheqje.

Ndër të tjera ai theksoi se aktet që po ndodhin brenda PD, tregojnë se po bëhet më shumë përpjekje për ta ndarë këtë parti sesa për ta bashkuar.

Më tej ai thotë se nëse lideri humb besimin e shumicës ai duhet të largohet nga drejtimi i partisë.

Roland Lami: Aktet që po ndërmerren këto dy orët e fundit tregojnë se më shumë luhet për ta ndarë PD sesa për të negociuar apo për të menduar për një akt dorëheqje për t’iu dorëzuar vullnetit të shumicës, e cila nëse do i referohemi asaj që parashikon statuti, kur delegatët mbledhin Kuvendin, ndryshon e gjithë situata brenda PD. Nuk e zgjidh Gjykata çështjen brenda PD në kuptimin e drejtimit, sepse këtë e zgjidh vetëm vendimi politik dhe jo juridik. Nëse një kryetar nuk ka mbështetjen e shumicës dhe delegatëve automatikisht besueshmëria e atij liderit bëhet nul dhe nuk mund të vazhdojë më tej drejtimin e kësaj partie.

EMISIONET